Prej më shumë se një jave punëtorët e drejtorisë së shërbimeve në Bashkinë Klos sëbashku me banorë të fshatit Gurrë e Madhe kanë nisur punën për shtrimin me beton të disa segmenteve të fshatit Gurrë e Madhe. Banorët e zonës u shprehën se me këtë investim tashmë do të zgjidhet problemi i tyre sidomos gjatë stinës së dimrit ku në shumë vende rruga bëhej pothuajse e pakalueshme për të gjitha llojet e mjeteve.

Kryetari i Bashkisë Klos, Basir Çupa tha se investimi në këtë rrugë me fondet e bashkisë dhe kontributin e banorëve, po bëhet në sajë të vazhdimësisë së përmirësimit të gjendjes së rrugëve rurale në Bashkinë Klos. Sipas Çupës, në rrugën e fshatit Gurrë e Madhe do të shtrohet me beton rreth 1 kilometër rrugë, e cila pritet që të zgjidhë një ndër problemet më të mëdha infrastrukturore të këtij fshati.

Segmentet që do të investohet në këtë mënyrë nisin nga shkolla 9-vjeçare e deri në afërsi të rrugës kryesore të Njësisë Administrative Gurrë.