Ka nisur puna për ndërtimin e godinës së re të shkollës 9-të vjeçare “Rexhep Kërtuka” në fshatin Frankth të Bashkisë së Matit. Ndërtimi i godinës së re të kësaj shkolle do të financohet nga donator dhe Bashkia Mat. për të parë nga afër punimet, ishte i pranishëm Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj i cili tha se ndërtimi i godinës së re do të bëjë që të marrin fund problemet që ka patur godina e mëparshme e cila ishte amortizuar shumë dhe nuk plotësonte kushtet e nevojshme. Sipas Malajt, godina e re do të jetë bashkëkohore dhe me standartet e të gjitha shkollave të tjera. Godina po ndërtohet pranë shkollës së vjetër, ndërsa pas ndërtimit të shkollës së re, trualli i shkollës së vjetër do të kthehet në terrene sportive.

Nga ana tjetër, Malaj tha se investim në këtë fshat nuk do të jetë vetëm shkolla, por do të ketë edhe në infrastrukturë rrugore etj.

Punimet kanë nisur në fund të muajit Qershor dhe do të zgjasin 6 muaj për të përfunduar i gjithë objekti.