Kjo pjesë e rrugës kryesore të Njësisë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit, vazhdimisht është bërë problem për shkak të prurjeve të mëdha të zallit të Kurvajës.
Në kohë me shi, prurjet e zallit rriten në maksimum duke bërë të mundur dëmtimin e trasesë së rrugës në fshatin Rukaj pranë Urës së Kurvajës. Për t’i paraprirë stinës së dimrit, Bashkia e Matiti ka nisur punën për një zgjidhje provizore. Aktualisht si mbrojtje e vërshimit të ujit janë vendosur disa pllaka betony e më pas është bërë mbushja nga ana e rrugës.
Drejtues të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, thanë se kjo është një zgjidhje provizore pasi pas pak kohësh në këtë segment problematik do të ndërtohet murë mbrojtjës me kosha të mbushur me gurë.
Ndërkohë, pas rehabilitimit të kësaj rruge problematike, mjetet e Bashkisë Mat, pritet të zhvendosen në fshatin Urakë për të ndërtuar një argjinaturë mbrotjëse për tokat bujqësore dhe ekonomitë e peshkut të rrezikuara nga dalja nga shtrati e zallit të përroit të Tharbnit.