Besimtarët myslimanë në mbarë botën kanë nisur këtë të hënë të 11 marsit, Muajin e shenjtë të Ramazanit. Ky muaj konsiderohet nga praktikantët e islamit si një muaj i sakrificës sublime ndaj krijuesit dhe një nga 5 shtyllat e Islamit të cilat çdo besimtar duhet t’i plotësojë gjatë jetës së tij. Imami i xhamisë së Klosit, Besim Haka tha se ky muaj e afron më shumë njeriun me krijuesin dhe e bën atë më të pastër shpirtërisht dhe fizikisht.

 Por në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, Haka thotë se ka edhe përjashtime nga agjërimi për grupmosha të caktuara dhe për persona që janë të sëmurë. Megjithatë, edhe për këto ka një mënyrë shlyerje.

Imami i xhamisë Klos, Besim Haka uroi gjithë besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit që të kenë një agjërim të lehtë.

Gjatë muajit Ramazan, besimtarëve agjërues nuk ju lejohet të konsumojnë asgjë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Muaji i shenjtë i Ramazanit kurorëzohet më 10 prill, me festën e Fiter Bajramit.