Merkato mediatike nuk ka të ndalur këtë verë. Pas shumë lëvizje të moderatorëve të njohur nga një ekran në tjetrin, tashmë ka filluar dhe lëvizja e drejtuesve të mediave.

Sot News 24 ka ndërrruar drejtorin e informacionit, pasi nga sot nuk do të jetë më Andi Tela, por Robert Rakipllari. Tashmë lëvizje do të ketë dhe në gazetën Panorama, pasi vendi i Rakipllarit është bosh.

Po ashtu News 24 ka bërë dhe dy lëvizje të tjera të bujshme, duke mbyllur dy emisione, atë të Ylli Rakipit dhe të Adi Krastës.

Sipas informacioneve mësohet se nga shtatori nuk do mund të shohim “A Show-n” dhe “Të paekspozuarit” në ekranin e News 24.  

Ende nuk dihet se ku do të shfaqet Adi Krasta, por Ylli Rakipi është në tratativat e fundit që emisioni i tij të nis shumë shpejt në In Tv. Burime nga ky televizion bëjnë me dije se  Rapiki do të nisë së afërmi emisionin e tij, ku transmetimi mendohet të jetë të enjtën në prime time.

Ndërkohë mësohet se dhe Rezart Xhaxhiu është larguar nga Fax News dhe do të nisë një emision të ri në In Tv.