Megjithëse nuk ka përfunduar ende hedhja e shtresës së parë të asfaltit në të gjithë aksin Klos – Burrel, prej pak ditësh, firma që po zbaton projektin e rehabilitimit të plotë të këtij aksi, ka nisur punën për hedhjen e shtresës së dytë të asfaltit.
Hedhja e shtresës së dytë ka nisur që në afërsi të shkollave të Klosit e aktualisht ka arritur deri në fshatin Bërshi. Sipas specialistëve të firmës, kjo po bëhet oër shkak të mbrojtjes së shtresës së parë, e cila të mos dëmtohet nga kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.
Trafiku i mjeteve është menaxhuar nga efektivët e policisë rrugore pranë komisariatit të Policisë Mat.
Shtresa e parë e asfaltit ka arritur deri në afërsi të Përroit të Keçit në fshatin Suç. Po ashtu, gati për asfalt është bërë edhe segmenti nga qyteti i Klosit deri tek Ura e Fshatit Fshat.