Politika mbarëshqiptare ditët e fundit është ndezur së tepërmi me dy ngjarjet e rëndësishme, përplasja Basha-Berisha dhe konflikti Kosovë-Serbi.
Pikërisht konflikti midis dy shteveve ka qënë në vëmendjen kryesore të deputetit Kreshnik Çollaku i cili ka reaguar me statuse të njëpasnjëshme.
Ky detaj nuk i ka shpëtuar kryetares së FRPD Mat dhe njëkohësisht anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Denisa Vata e cila e ka “gozhduar” Çollakun për neglizhencë në vëmendjen ndaj Matit dhe problemeve të tij.
Më poshtë komenti i Vatës në statusin e Çollakut
Komenti i Vatës është fshirë pak minuta pas postimit të tij, mesa duket zërat kundër ose këshillat janë të papranueshme jo vetëm në instancat e drejtuese të PD por edhe në strukturat e tjera