NIKAJ: PO BËJMË PIKETIMET E FUNDIT, SHUMË SHPEJT SHPALLIM EKIPIN E SEZONIT TË RI
Teksa numërimi mbrapsht për nisjen e sezonit të ri të kampionatit të kategorisë së parë në futboll ka nisur, ekipet vazhdojnë me përgatitjet. Tekniku i ekipit matjan “Burreli” Samuel Nikaj thotë se skuadra është në kohën thuajse limite për të plotësuar çdo nevojë që ka për ndërtimin e një ekipi dinjitoz për t’i bërë ballë sfidës së vështirë të kategorisë së parë. Kreu i pankinës matjane tha se të gjithë lojtarët me të cilët është nënshkruar kontratë janë të një niveli të kënaqshëm gjë të cilën e kanë treguar edhe në ndeshjet miqësore të zhvilluara gjatë javëve të fundit. Por Nikaj nuk përjashton mundësinë e zhvillimit edhe të dy miqësoreve të tjera deri në startimin zyrtar të kampionatit. Skuadra zhvillon normalisht seancat stërvitore pranë stadiumit “Liri Ballabani” ndërsa klubi pritet të nisë Federimet në FSHF për të gjithë lojtarët me të cilët aktualisht ka një kontratë.