Aksi rrugor Burrel – Klos i cili iu nënshtrua një rikonstruksioni total, vijon të jetë problematik për drejtuesit e mjeteve. Pas problemeve të konstatuara më parë, përdoruesit e rrugës dyshojnë se gjatë rikonstruksionit e sidomos gjatë asfaltimit karrexhata është ngushtuar. Kjo sipas tyre ka bërë që mjetet të përplasen me tabelat e sinjalistikës vertikale duke i shtrembëruar ato. Inxhinieri i Projekteve pranë firmës që ka bërë rikonstruksionin e rrugës,m Bujar Makashi thotë se nuk është bërë snjë ngushtim karrexhate si dhe nuk ka qenë planifikuar zgjerimi i saj.

Pothuajse të gjitha tabelat e sinjalistikës vertikale në aksin naciona Burrel – Klos janë shtrmbëruar e sipas drejtuesve të mjeteve, kjo ka ndodhur kur kalojnë dy mjete të tonazhit të rëndë paralelisht.