Del sot në qarkullim seria e re e kartëmonedha 200 dhe 5000 lekëshe.Para pak ditësh,Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, njoftoi se prerjet e reja të kartëmonedhave janë pjesë e serisë, 500, 1000, 2000 lekë. Kartëmonedhat, ndonëse vijnë me risi në drejtim të prerjeve, mbajanë të stampuara të njëjtat figura historike.

“Seria e re e kartëmonedhës shqiptare gërsheton sigurinë maksimale, pamjen moderne, komunikimin artistik të mesazhit historik dhe rezistencën më të lartë gjatë përdorimit. Ajo është rikonceptuar e plotë me 6 prerje: 200, 500, 1.000, 2.000, 5.000 dhe 10.000 Lekë”, bën me dijeni BSH-ja.

Ndërkohë, kartëmonedhat e vjetra do të vijojnë të jenë në qarkullim për t’u tërhequr gradualisht nga BSH-ja, kur të jenë të dëmtuara dhe të papërdorshme.