Socialistët kanë lënë jashtëlistave për kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 25 Prillit disa nga emrat e spikatur të saj. Jashtë listës është lënë vetëm një ministre, Elva Margariti, ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj por edhe Ditmir Bushatit.
Konkretisht rreth 34 % e grupit parlamentar socialist aktual është jashtë listës
Në sy bie fakti që PS ka larguar nga lista Ditmir Bushatin, Luan Harushën dhe Senida Mesin, tre nga deputetët në qarkun e Shkodrës, “kështjellë” e pamundur për socialistët, si e vetmja bashki që aktualisht drejtohet nga demokratët.
Objektivi i 5 emrave të sigurt në Shkodër në radhët e PS, i kryeson Edona Bilali, një e re që vjen nga bota e biznesit për t’u ndjekur nga Paulin Sterkaj, Benet Beci, Ilir Beqaj dhe Frrok Gjini.
Lista e emrave që u lanë jashtë:
Elva Margariti
Sandër Lleshaj
Sadri Abazi
Elona Gjerbrea
Ditmir Bushati
Adnor Shameti
Anastas Angjeli
Musa Ulqini
Adriana Jaku
Luan Harusha
Senida Mesi
Andrea Marto
Rolant Xhelilaj
Arben Kamami
Almira Xhembulla
Ardit Konomi
Adelina Rista
Anduel Xhindi
Xhavit Bushaj
Vilma Bello
Edmond Leka
Fatmir Velaj
Largime te shpallura
Besnik Bare
Vasilika Hysi
Sadi Vorpsi
Eglantina Gjermeni