Rruga hyrëse e fshatit Baz në Njësinë Administrative me të njëjtin emër është lehtësisht e kalueshme pasi Bashkia e Matit ka investuar në shtrimin e këtij segmenti e beton. Kjo pjesë rruge ka qenë problematike vazhdimisht sidomos në ditët me shi apo me ngrica. Ndërkohë shtrimi me beton ka zgjidhur përfundimisht problemin. Po ashtu, është bërë ndërhyrje edhe në rrugët e brendshme të këtij fshati, duke i mbushur gropat e krijuara si pasojë e kushteve atmosferike. Banorët e ktij fshati thonë se infrastruktura rrugore ka ndryshuar në këtë fshat. Po ashtu sipas tyre, edhe uji vaditës ka shkuar në kohë, duke bërë që të mbjellat të mos thahen për mungesë uji.
Veç kanalit që vaditet fshati Baz, një tjetër vepër e rëndësishme është rezervuari i Bazit i cili mbulon një sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore në këtë njësi administrative.