Prestigjozja amerikane NYT i ka kushtuar një artikull të gjatë një shqiptari i cili jeton në Bronks e që luan rolin kryesor të filmit “Një gangster shqiptar”, një film tashmë i përfunduar dhe që po bënë xhiro nëpër festivale. NYT shpjegon se si shqiptari John Rezaj arriti të marrë rolin kryesor në këtë film dhe se si e ndihmojë ai regjisorin e filmit të mësonte më tepër rreth jetës së gangsterëve shqiptarë.
Do të ishte një zgjedhje e zgjuar për ata që jetojnë në pjesë të caktuara të Bronksit t’i referoheshin djalit muskuloz dhe me tattoo, John Rezaj-t thjesht duke e quajtur “John”, ose duke përdorur inicialet “J.R”, shkruan NYT.
Në rastet kur duhet t’i drejtoheshe me admirim për bëmat e tij në jetën e natës, mund ta quaje edhe “Albanian Keith Richards”. Në asnjë rast ai nuk do të dëshironte të quhej “Një gangster shqiptar”.
Rezaj, 49-vjeçari shqiptar që rrjedh prej një familjeje emigrante, e cila e la Shqipërinë kur ai ishte ende fëmijë, ka miq dhe bashkëpuntorë prej të gjithë qarqeve shoqërore, disa prej të cilëve nuk e vrasin shumë mëndjen për ligjet e shtetit apo ato federale. Në vitin 2016, ai pati kënaqësinë të ndihmonte një regjisor të ri, i cili donte të mësonte më tepër rreth gangsterëve shqiptarë.
Të dy ata u takuan shpesh në bare që frekuentohen nga shqiptarë, ku John Rezaj së bashku me të pranishëm të tjerë flisnin për kohët e vjetra. Këto biseda e ndihmuan regjisorin Matthew Brown,ne të niste krijimin e një historie imagjinare rreth gangsterëve shqiptarë. Një ditë, Zoti. Broën i bëri një pyetje të drejtëpërdrejtë Rezaj-t: Do të dëshiroje të luaje rolin kryesor?
Ylli i këtij filmi, i cili nuk është trajnuar asnjëherë në fushën e aktrimit dhe e ka shpenzuar pjesën më të madhe të jetës së tij si i rritur duke shmangur qendrën e vëmendjes, e ka gjetur veten mes njerëzve në industrinë e filmit, duke bërë foto selfie me bashkatdhetarë që kanë dëgjuar rreth këtij filmi.
“Ajo që më është kërkuar të bëj më vjen tepër natyrshëm”, tha John Rezaj gjatë një pasditeje në një bar teksa shoqëronte konjakun me një cigare, në pjesën e Parkut Morris të Bronksit. “Unë u rrita në një parajsë gangsterash”, vijon ai të rrëfejë për jetën e tij.
Adhuruesit e tij shqiptarë, nuk janë të vetmit që po shikojnë filmin. Në festivalin e pavarur të filmit “Method Fest”, në Beverly Hills të Kalifornisë, gjatë muajit të shkuar, çmimi “John Garfield” për aktorin më të mirë do të ndahej midis dy fituesve. Njëri ishte Ethan Hawke, i cili luante në filmin “Stockholm” dhe tjetri i cili po priste me dyshim nëse emri i tij do të shqiptohej, ishte John Rezaj. Të dy ndanë së bashku suksesin duke fituar këtë çmim.
Artikullin e plotë të shqiptarit John Rezaj mund ta gjeni në New York Times.