Ekipi i Burrelit do të provojë fatin e rezultateve pozitive nesër në përballjen e radhës me Tërbunin e Pukës. Djemt e drejtuar nga tekniku Renato Hoti do të përballen me pukjanët të cilët aktualisht mbajnë vendin e parafundit me vetëm 15 pikë të grumbulluara. Por dy ndeshjet e humbura deri tani dhe mungesat në formacion, nuk pritet të sjellin ndonjë rezultat pozitiv, pavarësisht dëshirës së mirë të ekipit. Drejtues të stafit teknik shprehen se edhe kjo ndeshje pritet të jetë e vështirë për Burrelin për shkak të mungesave. Megjithë analizën e bërë të humbjes ndaj Veleçikut, problem mbeten titullarët e skuadrës si Beci, Hoxha dhe Popaj. Matjanët kanë zhvilluar 2 ndeshje deri tani ku i humbën të dyja m,e rezultatin dy me zero. Dinamo i mundi matjanët në Tiranë ndërsa ndërsa Veleçiku në stadiumin “Liri Ballabani”. Të parët në zonën play out në grupin A janë rrogozhinasit me 26 pikë, ndjekur nga Burreli me 24 pikë e pasuar nga Veleçiku me 20 pikë, Tërbuni 15 p-ikë dhe në fund Dinamo me 14 pikë