Tashmë është kthyer në traditë që e premtja e fundit të çdo muaji të jetë një ditë aksioni për pastrimin e territorit nga Bashkia e Matit.
E tillë pritet të jetë edhe dita e nesërme ku do të ketë një angazhim të të gjitha institucioneve vendore e atyre qendrore në nivel vendor.
Aksioni për pastrimin e mbetjeve të ndryshme e kryesisht atyre të konsumit të përditshëm do të zhvillohet në të gjithë territorin e Bashkisë Mat, si dhe në rrugën nacionale Burrel – Skuraj e Burrel – Ura e Lusës.
Ndërkohë i njëjti aksion është zhvilluar edhe gjatë muajit Dhjetor ku u aktivizuan punonjës të administratësh vendore e shtetërore, por ajo që ra në sy ishte mungesa e qytetarëve. Apeli i pushtetit vendor shkon edhe për qytetarët që t’i bashkohen këtij aksioni për të kontribuar në mbajtjen pastër të mjedisit ku jetojmë.