Ekipi ynë i futbollit “Burreli” do të zhvillojë të shtunën një tjetër ndeshje të vështirë. Ndryshe nga java e kaluar, këtë javë takimi do të mbahet në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit. Djemtë e drejtuar nga tekniku Klevis Hima do të përballin forcat me ekipin e Vorës që ka zhvilluar një kampionat të suksesshëm pasi aktualisht mban vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm të kategorisë së parë.
Djemtë matjanë janë optimist për këtë përballje pas fitores së arritur javën e kaluar ndaj një kundërshtari të vështirë si Flamurtari. Megjithatë, për stafin teknik nuk ka vend për euforizëm, pasi çdo përballje është e vështirë dhe futbolli ka surpriza.
Megjithatë, gjithçka mbetet për tu parë pas përfundimit të 90-të minutave të lojës së rregullt.
Të gjitha ndeshjet e kategorisë së parë do të zhvillohen nesër në orën 14:00. Burreli në 23 javë kampionat ka siguruar 25 pikë, ndërsa Vora 45 pikë duke qenë pretendente për në “play off” për të qenë pjesë e superligës vitin e ardhshëm.