Të dielën më 29 mars në orën 2 të natës, akrepat e orës do të lëvizin 1 orë para. Kjo do të thotë se do të flemë 1 orë më pak.

Ora verore do të zgjasë deri më më 25 tetor. Vitet e fundit është folur për heqjen e orës standarde dhe për rrjedhojë do të kishte vetëm orë verore.
Komisioni Europian e kishte propozuar rreth tre vite më parë këtë ndryshim, por mesa duket hipoteza është shtyrë për një afat të pacaktuar ende.