Burreli e Besëlidhja do të përballen të dielën në ndeshjen e javës së pestë të kategorisë së pare në qytetin e Lezhës. Kujtojm se të enjten në përballjen për Kupën e Shqipërisë në stadiumin “Liri Ballabani” të qytetit të Burrelit, lezhjanët fituan bindshëm duke skualifikuar skuadrën matjane nga kjo garë. Megjithatë, siduket Burreli ka menduar për përballjen e së dielës në garën e kampionatit, pasi nuk aktivizoi disa nga titullarët për asnjë minut. Në lojë munguan portiere Koca, braziliani Luis Paulo, kapiteni Kledi Dibra etj. Drejtori Teknik i Burrelit, Klevis Gjoka tha se është vlerësuar maksimalisht përballja në kampionat pasi tri pikët janë shumë më të nevojshme sesa kulaifikimi në fazën tjetër të kupës së Shqipërisë. Gjoka shtoi se djemtë do të bëjnë maksimumin për të thyer edhe tersin e ndeshjeve jashtë fushe dhe për të marrë tri pikët e radhës.

Edhe miqtë nga Lezha u rezervuan me formacionin e të enjtes për ta patur atë të plotë në përballjen e radhës për kampionat që do të zhvillohet në stadiumin “Besëlidhja”.