NESËR, MIQËSORE MES BURRELI DHE EKIPIT EAGLE
Skudra e futbollit “Burreli” do të zhvillojë të shtunën e 22 Gushtit ndeshjen e radhës miqësore. Matjanët do të presin në stadiumin “Liri Ballabani” ekipin e kategorisë së dytë “Eagle”. Kjo ndeshje pritet që të sjellë të tjera risi në kampin matjan ku do të testohen futbollist të cilët janë ende në fazën e provës teksa i janë bashkuar ekit në ditët e kaluara. Për drejtuesit e stafit tenik dhe ato të klubit, kjo miqësore por edhe të tjera që pritet të zhvillohen deri në nisjen zyrtarisht të kampionatit, janë mënyra e duhur për të vënë në provën finale sportist të cilët zhvillojnë stërvitjen pranë skuadrës së Burrelit. Skuadra e kategorisë së dytë “Eagle” është ekip në kryeqytet dhe prej disa sezonesh aderon në këtë kategori me synimin e ngjitjes në një kategori më lart. Megjithatë, testi i nesërm për të pritet t’i vlejë edhe këtij ekipi për të testuar lojtarët e tij para se edhe në këtë kategori të startojë kampionati i ri 2026 – 2027. Takimi miqësor me ekipin “Eagle” të Tiranës, do të luhet nesër rreth orës 17 e 30 minuta në fushën e stadiumit “Liri Ballabani”.