Të premten e 29 Majit në të sistemi arsimor parauniversitar deri në klasën e 90të mbyll vitin shkollor 2019 – 2020. Por mbyllja e këtij viti është krejtësisht ndryshe nga vitet e kaluara pasi që nga data 10 Mars, mësimi u zhvillua në distancë. Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore për Bashkinë Mat, Shpresa Tusha, tha se nxënësit do të kenë ditën e fundit të mësimeve nesër, ndërsa mësuesit do të rikthehen në shkolla për të plotësuar dokumentacionin që nga dita e Hënë me 1 Qershor. Ndërkohë, për shkak të pandemisë, këtë vit nuk do të ketë provime në klasat e pesta e ato të 9-ta. Ndryshe është për maturantët të cilët do të vijojnë konsultimet deri me datë 5 Qershor e më pas do t’i nënshtrohen edhe provimeve të Maturës Shtetërore. Kjo e fundit do të ketë edhe risi këtë vit, pasi fletët e provimeve do të jenë të personalizuara dhe do të korrigjohen në mënyrë elektronike.