Kur kanë mbetur vetëm dy javë nga përfundimi i kampionatit për kategorinë e parë, ekipi i futbollit “burreli” nuk është dorëzuar. Fitorja e një jave më parë ndaj Vorës siduket i ka motivuar djemtë për të kërkuar maksimumin deri në fund të kampionatit.
Ata kanë zhvilluar seanca të ngjeshura stërvitore gjatë gjithë javës e të dielën të jenë në gjendjen më të mirë të mundshme në përballjen me Korabin e Dibrës i cili ndodhet vetëm një pikë larg matjanëve. Drejtues të stafit teknik thanë se megjithëse gara do të jetë shumë e vështirë objektivi mbetet i njëjtë, rezultati pozitiv e pse jo, pikë maksimale. Gjithsesi kjo mbetet për tu parë në përfundim të 90-të minutave të lojës së rregullt.
Në zonën play off të grupit A, kryeson Dinamo me 44 pikë, ndjekur nga Burreli me 40 pikë dhe Korabi me 39 pikë. Përballja tjetër e së dielës do të jetë ajo mes Vorës dhe Dinamos.
Dritan Kurti