Kampionati i Kategorisë së Parë në Futboll do të hapë të shtunën siparin e ndeshjeve zyrtare, që do të luhen mes 12 skuadrave që janë pjesë e kësaj kategorie. Burreli e nis kampionatin në transfertë me ekipin e Flamurtarit të Vlorës, skuadër kjo nga e cila është shkëputur trajneri Ditmar Bicaj para se të merrte përsipër drejtimin e Burrelit. Kjo ndeshje do të jetë emocion i veçantë për Bicajn, por ai thotë se ato nuk do të ndikojnë në synimin për të marrë pikët e duhura për matjanët.
Nga ana tjetër, Bicaj tha se kundërshtari është studiuar dhe se i është dhënë rëndësia maksimale kësaj përballje të parë.
Të gjitha takimet e javës së parë të kampionatit të Kategorisë së Parë në Futboll do të luhen të shtunën në orën 17:00.