Ballabani: “Do të kërkojmë të thyejmë tersin e ndeshjeve jashtë”
Burreli do të luajë ndeshjen e radhës me Dinamon pas një barazimi të arritur një javë më parë në “Liri Ballabani” kundër ekipit mik të Egnatia. Megjithë dy pikët e humbura në këtë ndeshje, djetë e drejtuar nga tekniku Alert Alcani shkojnë me moral të lartë në transfertë për të thyer kështu edhe tersin e ndeshjeve jashtë. Marrja e tri pikëve ndaj Dinamos do të ishte edhe një “justifikim” ndaj barazimit të javës së kaluar, megjithatë, synimi është të dilet me rezultat pozitiv.
Administratori i KF Burreli, Bajram Ballabani tha se djemtë kanë marrë udhëzimet e nevojshme nga stafi teknik dhe mbështetjen tonë maksimale, ndaj dhe duhet thyer tersi i transfertave.
Aktualisht Burreli është i pozicionuar në vendin e 5 me 15 pikë të gumbulluara.