Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu deklaron se një pjesë e të dëmtuarve nga tërmetet e vitit të kaluar, banesa të prishura nga fatkeqësi të tjera, si rrëshqitja e tokës apo zjarri, do të likujdohen shumë shpejt. Shehu shtoi se janë 113 dosje sëcilave ju është lëvruar fondi. Prefekti Nexhbedin Shehu tha se kjo është bërë e ditur nga Agjensia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në Tiranë.
Prefekti Shehu foli edhe për dosjet e tërmetit në Bashkinë e Klosit. Sipas tij, vonesat e fundit janë bërë nga këshilli bashkiak, ndërsa shumë shpejt dosjet do të shkojnë në Tiranë, ku dhe pritet që Agjensia Kombëtare e Mbrojtjes Civile të lëvrojë fondin.
Familjet që jetojnë në çadër pasi banesa e tyre ju dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit të kaluar, vijojnë të jenë në pritjetë qeverisë se çfarë do të bëhet me ta.