Covid-19 po rrit numrin e të infektuarve edhe në Bashkinë e Bulqizës. sipas nënprefektit Avni Muliu deri tani janë shtatë raste aktive të të infektuarish me Covid-19, por numri i të karantinuarve është më shumë se 40 që janë familjarë të rasteve zyrtare. Muliu ju bën apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin ceremonitë e grumbulluara qofshin ato gëzime apo hidhërime. Sipas tij, këto janë vendet me rrezikun më të madh të infektimit me Covid-19. Rastet aktuale aktive në Bulqizë janë punonjës administrate, qytetar e punëtor të nëntokës.
Numri total i të infektuarve në Qarkun Dibër ka shkuar në 50, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 4 persona të prekur me Covid-19.