Rritja e rasteve të reja të të infektuarve me Covid-19 ka shqetësuar Nënprefektin e Bulqizës Avni Muliu. Ky i fundit e sheh shumë shqetësues këtë fakt, por që sipas tij ka ardhur nga disa faktor, njëri prej të cilëve është edhe dalja në lëvizje e qytetarëve që janë të infektuar me Covid-19. Një tjetër problematikë është edhe grumbullimi i shumë personave në ambjente të ndryshme duke mos respektuar asnjë masë. Nënprefekti Muliu u shpreh se organet përgjegjëase nuk po bëjnë asgjë për të mbajtur situatën nën kontroll. Ai ju bëri apel strukturave të policisë vendore të kontrollojnë të gjithë të infektuarit nëse zbatojnë rregullin e karantinimit në banesë.
Numri i të infektuarve aktiv në Qarkun Dibër është rreth 500 persona, ndërsa ditët e fundit po zbulohen mbi 20 raste çdo 24 orë.