U deshën vetëm pak minuta shi që me 6 Gusht, banesat që ndodhet përgjatë rrugës së Arbrit në fshatin Gjoricë e Poshtme në Bulqizë të përmbyteshin. Banorët fajësuan firmën që ka ndërtuar trasenë e rrugës e cila sipas tyre nuk kanë ndërtuar asnjë nënkalim që ujërat e shiut të derdhen në Zallin e Bulqizës dhe të mos futen në banesat e tyre. Madje banorët u shprehën atëherë se për ta nuk ishin parashikuar nënkalime për të nxjerrë bagëtinë në tokat që ndodhen në anën tjetër.
Por siduket ky shqetësim mediatik i banorëve është marrë parasysh nga autoritetet. Ata kanë nisur ndërtimin e nënkalimeve përgjatë segmentit që kalon në fshatin Gjoricë e Poshtme.
Prej ditësh mjetet dhe punëtorët po punojnë për ndërtimin e këtyre nënkalimeve, të cilët pritet të shërbejnë për kullimin e ujërave që mblidhen në fshat por edhe për kalimin e banorëve në anën tjetër, atje ku kanë tokat bujqësore.
Ndërtimi i Rrugës së Arbrit veç të mirave që jus jell banorëve të cilët shkurtojnë distancën me zonat urbane, ka krijuar edhe të tilla probleme, për të cilat autoritetet duhet të ndërhyjnë gjatë fazës së ndërtimin, për të mos çuar lekët e taksapaguesve shqiptar dëm, me ndërhyrje kur vepra ka përfunduar.