Denoncimi ne faqen JOQ Albania
Në vendin tonë ndodh shpesh që punonjësit në sektorin e arsimit dhe edukimit të mos jenë të kualifikuar për punën që bëjnë. Por sikur të mos mjaftonte kjo papërgjegjshmëria e tyre në punë lë shumë për të dëshiruar pasi për shkak të pakujdesisë së tyre ka patur edhe ngjarje të rënda.
Një nënë nga Burreli ka shkruar në redaskinë tonë për t’i dhënë zë shqetësimit që ajo ka. Sipas saj në çerdhen nr. 2 të Burrelit para 5 ditësh një fëmijë është rrëzuar dhe pasi është dërguar në spital është qepur me 3 penj afêr vetullës. Në tê njêjtin grup me vajzën që është rrëzuar, gruaja në fjalë ka vajzën 1-vjeçe dhe është e shqetësuar pasi nuk është marrë asnjë masë. Sipas saj edukatorja me iniciale L.D nuk është e aftë dhe aspak e kujdesshme me fëmijët pasi ky nuk incidenti i parë që ndodh në këtë grup. Ajo shkruan se të gjithë janë të frikësuar pasi jeta e fëmijëve është në rrezik dhe askush nuk po merr ndonjë masë për të parandaluar ngjarje të tjera që mund të ndodhin në vijim.
Shqetësimi i qytetares:
Pershendetje JOQ, Une qe po iu shkruaj jam nene e nje vajze 1 vjeç … kam vajzen ne çerdhen nr2 te qytetit te burrelit. Para 5 ditesh ne cerdhen nr 2 te qytetit Burrel eshte rrezuar nje femije dhe si pasoje eshte derguar ne spital ku eshte qepur siper vetulles me 3 penje.. ka demtuar dhe dhembet..une kam vajzen aty ne po te njejtin grup..nga kjo ngjarje nuk eshte marr asnje mase..e dergoj vajzen gjith frike pasi Edukatorja L.D nuk eshte fare e kujdesshme me femijet…
Nuk eshte ngjarja e pare qe i ndodh kesaj edukatorje…Nga kjo ngjarje jemi shume te frikesuar…Nuk kemi ku ti dergojme femijet pasi jemi ne pune …. Ju lutem bejeni publik lajmin qe jeta e femijeve tan mos te jete ne dore te personave te paafte per pune…!! Si mama do ju lutesha qe kjo ngjarje te mos anashkalohet qe te mos ndodhin me te raste se po detyrohemi ti marrim femijet me vete ne pune