Presidenti i maqedonise se Veriut Pendarovski, i ka kerkuar BE shkeputjen nga Shqiperia ne procesin e diskutimin per zgjerimin dhe hapjen e negociatave. Por kjo deklaratë e kreut te shtetit ka shkaktuar regaimin e kryeministrit te shqipërise Edi Rama, i cili mesa duket inatin per refuzimin per ceeljen e negociatave për vendin tonë po ja nxjerre Pedarovskit. Në një postin ne rrjetin social Tuitter Rama shkruan:
Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat? Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë & shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën europiane të shtetit mik.S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!
Në bruskel presidenti i Maqedonisë se Veriut Stevo Pendarovski, kërkon që vendi të trajtohet i “veçuar” nga Shqipëria fqinje. Druajtja e tij është se kur Bundestagu të shqyrtojë çështjen në qershor atëherë “paketa dyshe” do të dëmtojë Maqedoninë.
“Problemi më i madh është ‘ndarja’ me Shqipërinë. Shqipëria tani është në rrëmujë. Opozita është larguar nga institucionet dhe po bëhet më e tensionuar. Pra, çfarë mund të themi këtu? Kemi pasur rekomandime pozitive nga Komisioni më parë, dhe ne jemi ‘veçuar’“,
Pendarovski gjithashtu tha se vendimi për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Shkupin mund të vonohet deri në shtator, pasi Bundestagu Gjerman do të debatojë zgjerimin vetëm pas pushimeve të verës. Ai shprehu shqetësim se kjo mund të jetë tepër vonë, pasi konteksti politik në Ballkan mund të ndryshojë muajt e ardhshëm dhe të krijojë probleme të reja.