Temperaturat e larta kanë detyruar banorët e Bulqizës të qëndrojnë brenda, këtë të enjte të fund korrikut.

Rrugët në dy lagjet e qytetit në Lagjen e Re dhe atë të Vjetrën, janë pothuajse tërësisht të zbrazura.

Edhe pse Bulqiza njihet si një nga zonat me temperatura të ftohta gjatë dimrit dhe klimë të freskët gjatë verës, i nxehti i dy ditëve ka bërë që të boshatiset pedonalja e qytetit!