Është mbyllur procesi i numërimit të votave në Qarkun Dibër për primaret e Partisë Demokratike. Në garën mes 13 kandidatëve, ish kryebashkiaku i Peshkopisë Ilir Krosi është më i votuari nga anëtarësia me 578 vota, ndjekur nga kryetarja e PD Mat, Denisa Vata me 369 vota. I treti rënditet gazetari Basir Çollaku me 247 vota, duke u pasuar me avokatin Ismail Uka që ishte kandidat për Bashkinë Dibër në 2023 me 203 vota.

1 – Ilir Krosi – 578
2 – Denisa Vata – 369
3 – Basir Çollaku – 247
4 – Ismail Uka – 203
5 – Përparim Spahiu – 141
6 – Klodian Cami – 134
7 – Hamza Leshi – 126
8 – Xhemal Gjunkshi – 118
9 – Femi Hoxha – 113
10 – Alketa Agolli – 75
11 – Kreshnik Çollaku – 68
12 – Ferzileta Gjika – 11
13 – Blerta Gazidedja – 4
Rezultatet e dala nga primaret e së shtunës do t’i përcillen kryesisë së Partisë Demokratike në Tiranë e cila më pas do të vendosë renditjen e kandidatëve që do të jenë zyrtarisht në garën elektorale të 11 Majit për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë.