29 Qershori është një ditë e veçantë për besimtarët bektashian sidomos për ata të Bulqizës. Në këtë datë mbahet çdo vit pelegrinazhi i “Ballëm Sulltanit” që zhvillohet pranë teqesë në Ballenjë të Martaneshit. Duke qenë se na ndajnë vetëm katër ditë nga kjo festë e shënuar, drejtuesi i teqesë së Martaneshit, Baba Hysni Shehu, i kërkon pushtetit vendor që të ndërhyjë dhe të përmirësojë gjendjen e rrugëve që të dërgojnë në Ballenjë në mënyrë që pjesmarrësit në këtë pelegrinazh ta kenë të lehtë të shkojnë atje. Duke qenë se vitin e kaluar, pjesmarrja në këtë pelegrinazh ishte shumë e kufizuar, për drejtuesin e teqesë së Martaneshit, këtë vit pritet të jetë shumë e madhe.