Në prag të festës së “Shëngjergjit” e cila kremtohet çdo gjashtë Maj, zonat të cilat e festojnë kanë nisur përgatitjen. Ndërkohë në pazarin e Klosit këtë të mërkurë blektorët kishin dalë me bagëti të imta të cilat i shesin për festën e nesërme. Por sipas tyre ka rënë fuqia blerëse, megjithëse çmimi i mishit vijon të jetë po i njëjtë si 4 vitet e fundit. Megjithatë, disa nga banorët e zonave që e festojnë kanë nisur të bëhen gati dhe të Enjten kalojnë kohë me familjet e tyre. Shëngjergji është një festë pagane dhe në historinë e festimit të saj është parë si ndarje nga dimri, pra blektorët festonin daljen e bagëtisë në verës.