Kjo është familja Dika nga fshati Shoshaj i Epërm në Njësinë Administrative Lis në Bashkinë e Matit. Familja prej katër anëtarësh jeton në një banesë prej 10 metra katror është në gjendje të vështirë ekonomike pasi të dy prindërit janë të sëmurë. Kryefamiljari Flamuri vuan nga një sëmundje e rëndë ë pashërueshme e quajtur Hemofili B. 45 vjeçari Flamur Dika ka lindur më këtë sëmundje e cila është shumë e rrallë dhe prek 1 në 50 mijë persona. Megjithëse ilaçin e nevojshëm e ka marrë nga shteti kur ka patur, Flamuri thotë se shpesh ka shkuar në prag të vdekjes pasi nuk ka patur medikamentin e quajtur Faktor 9. Pensioni i invaliditetit që merr, nuk i del as për bukën e gojës.

Banesa e familjes Dika është e plasaritur nga të gjitha anët. Ata thonë se sa herë ka reshje shirash, i gjithë uji bie brenda. Në këto kushte, Flamuri thotë se sëmundja mund ta marrë parakohe, e për këtë kërkon që fëmijëve të paktën tju lërë një strehë të sigurtë.

Edhe e zonja e shtëpisë, Suzana, vuan nga një sëmundje e rënë. Ajo dhe bashkëshorti e kanë të pamundur të punojnë apo të mbajnë blektori, pasi nuk mund të bëjnë aktivitet të rëndë fizik.

Dhimbja për dy fajzat është e madhe pasi jetojnë me frikën se prindërit do t’i lënë vetëm. Vajza e vogël, Xhulia, ka një apel për të gjithë ata që e shikojnë.