Një tjetër segment rrugor i cili siduket tashmë do të jetë jashtë vëmendjes së institucioneve është ai Ura e fshatit Fshat – Qafë Buall. Edhe pse kjo rrugë vijon të jetë pjesë e rrugës nacionale Klos – Bulqizë, mirëmbajtja lë për të dëshiruar.
Pjesa më problematike e kësaj rruge mbetet ajo e fshatit Kloskatund, ku ka prani të gropave e gungave.
Në vjeshtën e vitit të kaluar ky segement u rehabilitua ku u shpenzuan miliona lekë për të riasfaltuar pjesët e dëmtuara, megjithëse asfalti i hedhur nuk rezistoi gjatë pasi u dëmtua shpejt.
Gjendja në këtë aks rrugor është kjo që shihet, gunga e gropa të shumta që vështirësojnë qarkullimin e automjeteve, sidomos atyre të vogëla.
Ndonëse trafiku më i madh i automjeteve është zhvendosur nga segmenti i rrugës së Arbrit që kalon përmes fshatit Plan i Bardhë, edhe në rrugën ekzistuese nacionale nga Kloskatundi ka qarkullim automjetesh, jo vetëm të banorëve të zonës por edhe automjete të tjera që lëvizin në drejtim të Bulqizës apo Peshkopisë. Ndaj përdoruesit e saj kërkojnë të mos lihet jashtë vëmendje, por të rehabilitohet sa më parë.