Ndryshon jeta e ish minatorit Ali Qishkeku nga Shupenza, pas lajmit, i restaurohet banesa
Kjo ishte banesa 3 vite më parë e ish-minatorit Ali Qishkeku, nga Shupenza e Bulqizës. Puna në minjerë nuk i kishte dhënë atij dinjitet të jetonte si gjithë të tjerët. Në pamundësi për të siguruar bukën e gojës, Aliu kishte nisur të mblidhte metale përgjatë rrugës Maqellarë – Shupenzë. Banesa ishte tërësisht e pajetueshme, ndërsa ai vetë e kishte të pamundur ta ndërtonte. Por falë sensibilizimit të bërë në media, gjendja e ish-minatorit 61-vjeçar Ali Qishkeku ka ndryshuar. Pushteti vendor në Bulqizë ka dhënë kontributin e tij, por ndihmën më të madhe e kanë dhënë njerëzit e thjeshtë. Biznesmen të zonës, emigrant e shumë qytetar të tjerë kanë kontribuar për restaurimin e banesës së 61-vjeçarit. Falë këtyre donacioneve, Aliu ka një banesë të rehatshme. Vetë 61-vjeçari falenderon mediat që bëri të mundur publikimin e gjendjes së jetesës së tij. Donacionet e biznesit, emigrantëve dhe qytetarëve të thjeshtë, tregojnë jo vetëm humanzimin e tyre, por se si duke u bërë bashkë, mund të ndryshohet jeta e atyre që kanë nevojë.