Tashmë të gjithë ata që duan të udhëtojnë nga Burreli në drejtim të Tiranës, Durrësit dhe Shkodrës, duhet të shkojnë pranë ish agjensisë së vjetër në dalje të qytetit të Burrelit për të përdorur autobuzët e këtyre linjave.
Prej më shumë se një jave të gjithë mjetet e transportit që janë të liçensuara për këto linja, do t’i presin pasagjerët këtu. Nisma e bashkisë u miratua në Këshillin Bashkiak në fund të muajit Gusht. Zhvendosja e stacionit të autobuzëve nga sheshi “Demokracia” tek ish agjensia e vjetër, u bë me qëllimin e përmirësimit të trafikut të brendshëm në qytet.
Po ashtu në të njëjtin vendim u miratua edhe heqja e furgonëve të fshatrave të vendosur para “Muzeut Historik Mat”. Aktualisht këto mjete janë stacionuar përballë muzeut, në rrugën nga Turizmi në drejtim të muzeut dhe rrugën dytësore “Qamil Xhika”.
Ndryshime stacionale pritet të ketë edhe për linjat e fshatrave të tjerë.