Mat Televizion i ka kushtuar hapsirë të vazhdueshme në edicionet informative jo vetëm ndërtimit të urës së re të Matit por edhe ndriçimit që është vendosur në të.
Për ndërtimin e kësaj vepre u shpenzuan rreth 230 milion lekë të rinj. Ndërtimi i kësaj ure përfundoi rreth katër vite më parë, duke u vënë në shërbim të përdoruesve të rrugës.
Por problemi qëndron tek sistemi i ndriçimit të vendosur mbi këtë urë. Ndonëse qëllimi ishte që të ndriçohej natën, mesaduket deri tani ka funksionuar vetëm si dekor.
Janë mbi 25 ndriçues që nuk janë ndezur asnjëherë duke bërë që paratë e harxhuara për të, të shkojnë dëm.
Përgjegjësit për vënien në funksion të këtyre ndriçuesve gjatë natës, nuk kanë reaguar deri tani, duke bërë që milionat e lekëve që kanë kushtuar, të mos i shërbejnë qëllimit.
Mjetet lëvizin mbi këtë urë me shumë ndriçues, pa ndruiçimin e tyre gjatë natës, gjë që ndodh shumë rrallë edhe në vendin tonë, pasi ku janë vendosur kanë funksionuar.