Bashkia e Matit ka nisur punën që prej fillimit të këtij viti për përmirësimin e sistemit të ndriçimit në qytetin e Burrelit. veç punës për riparimin e ndriçuesve të dëmtuar aty ku kanë qenë më parë, është bërë edhe vendosja e sistemit të ndriçimit led në disa rrugë ku nuk ka patur. Kështu, rruga “Dalip Hysa” e njohur si rruga e varrezave të qytetit, është pajisur me ndriçues për herë të parë. Po ashtu është bërë vendosja e ndriçimit edhe në rrugën “Kuvendi Dukagjinit” nga tregu deri tek kthesa e “Daçit”. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Bashkiake në Bashkinë Mat, Elson Reçi tha se puna do të vijojë edhe me rrugët hyrëse në qytetin e Burrelit.
Mungesa e ndriçimit në disa rrugë apo dëmtimi i ndriçesve ishte kthyer në problem për qytetarët gjatë lëvizjes në orët e mbrëmjes.