Papërgjegjshmëria qytetare vijon të jetë prezente në vendin tonë. As thirrjet e vazhdueshme apo aksionet e zhvilluara nga instacat e ndryshme, nuk i kanë ndërgjegjësuar dot qytetarët që të mos ndotin mjedisin. Një shembull i qartë është edhe ai i rrugës nacionale Klos – Burrel. Ndonëse në këtë aks rrugor janë vendosur prej afro dy vitesh kontejner, qytetarët që qarkullojnë në këtë rrugë, vijojnë t’i hedhin mbeturinat e konsumit të çastit vend e pa vend. Në afërsi të vendit të quajtur “Shkëmbi i kuq” është vendosur një kontejner prej kohësh, por udhëtarët as që e përdorin, duke i hëdhur mbeturinat anash rrugës. Effect… mbeturinat Situata mbetet problematike edhe pranë burimit të ujit të restauruar nga Bashkia Klos vite më parë. Edhe këtu është krijuar një pirg mbeturinash, duke e bërë ndotjen e rrugës apo bregut lumor tepër të madhe. Effect… mbeturinat stog tek burimi Dëmi që shkaktohet nga hedhja e këtyre mbeturinave vend e pa vend është i pallogaritshëm për ekspertët, pasi mbetjet përfundojnë në lum e më pas në liqenin e Ulzës, duke u rikthyer në shtëpitë tona me mishin e peshkut që konsumojmë.