Vija liqenore e liqenit të Ulzës është e gjitha e ndotur. Mbeturinat që ishin grumbuklluar në liqen nga lumi i Matit e përrenj të tjerë, përfundonin në liqen duke e kthyer atë në një pirg të madh mbetjesh nga më të ndryshmet.
Por në ditët me erë si kjo e sotmja, të gjitha mbeturinat janë zhvendosur në vijën liqenore duke shkaktuar një ndotje akoma edhe më të madhe.
Mbeturinat e plastikës, qelqit apo dhe kanaçet e ndryshme, janë zhvendosur në breg të liqenit në të gjithë sipërfaqen e tij. Por mbushja e liqenit mbi kuotën normale të tre viteve më parë ka bërë që këto mbeturina të futen edhe në toka bujqësore që janë kryesisht në Njësinë Administrative Ulëz dhe Bushkash, pa harruar edhe Rukajt.
Drejtues të Bashkisë Mat i kanë kërkuar Ministrisë së Mjedisit që t’i mbështesë në një aksion për pastrimin e vijës liqenore të liqenit të Ulzës, nismë e cilat pritet të zhvillohet në ditët në vazhdim.