Në fondin e alokuar të BE ndaj COVID-19 për urgjencat shëndetësore dhe rimëkëmbjen ekonomike në rajonin e Ballkanit, Shqipëria merr ndihmën monetare më të vogël prej 51 milionë euro, ndërsa Serbia merr ndihmë më të madhe me 93 milionë euro.

Shqipëria do të marrë një ndihmë prej 51 milionë euro për të luftuar pasojat që shkakton koronavirusit. Një ndihmë e konsiderueshme që vjen menjëherë pas ndihmës 1.15 miliardë euro për procesin e rindërtimit pas tërmetit, por shuma më e vogël krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Ndërsa vendet e tjera do të ndihmohen konkretisht: Kosova merr 68 milionë euro, Mali i Zi merr 53 milionë euro, Maqedonia e Veriut merr 53 milionë euro dhe Bosnje-Hercegovina do marrë një ndihmë prej 81 milionë euro.