Detaje të reja janë mësuar nga mbledhja që po zhvillon Lulzim Basha mbrëmjen e sotme me kryesinë e PD-së.

Mësohet se është propozuar që në strukturat e Partisë Demokratike të mos ketë individë të shpallur non-grata. Sipas burimeve, ky propozim është bërë nga nën-kryetari Enkelejd Alibeaj. Ai ka hasur në kundërshtinë e Dhurata Çupit.

Po ne mbledhjen e dites se sotme, Kryesia e PD vendosi ngritjen e Komisionit Statutor, anëtarë të së cilës do të jenë: Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole.Pikërisht këto emra janë propozuar që të formojnë komisionin e përhershëm statutor në PD. Gjithashtu gjatë mbledhjes po diskutohet për rendin e ditës në Kuvendin Kombëtar të PD-së që do të startojë nesër në orën 11:00.

Pjesë nga debati

Dhurata Cupi: Kjo eshte per Sali Berishen. Ta themi qarte dhe shqip. A jemi ne ne gjendje ta perballojme dot kete ndaj demokrateve?

Collaku: Jam dakort me kete propozim.

Agron gjekmarakaj: Jam dakort me propozimin

Salianji: Ta kthejme ne rezolute.

Orjela Nebiaj:  Dakort