Ekipi ynë i futbollit “Burreli” do të përballet të dielën në tropojë me ekipin e Valbonës për llogari të javës së 13 të kampionatit të kategorisë së parë. Matjanët synojnë të marrin pikët maksimale nga kjo përballje, nisur edhe nga rezultati i ndeshjes së luajtur pak javë më parë në stadiumin “Liri Ballabani”, ku skuadrat ndanë nga një pikë. Tekniku i ekipi matjan Ditmar Bicaj tha se për shkak të performancës së skuadrtës tropojane është vlerësuar në maksimum përballja dhe se objektivi kryesor mbetet marrja e tri pikëve të cilat janë të domosdoshme për tju larguar skuadrave pasuese në renditjen e kategorisë së parë.

Kreu i pankinës matjane, Ditmar Bicaj ka komentuar edhe skualifikimin nga Kupa e Shqipërisë, ku sipas tij kjo garë nuk ka qenë parësore për Burrelin.

Ndeshja mes Valbonës dhe Burrelit do të luhet nesër në orën 13 e 30 minuta në stadiumin “Vëllezërit Gega” të qytetit të “Bajram Currit”.