Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj i cili është njëkohësisht edhe president i ekipit të Burrelit ka reaguar ashpër ndaj arbitrave të kategorisë së parë pas ndeshjes së sotme.

Burreli u penalizua ditën e sotme nga arbitri duke anulluar një gol tërësisht të rregullt.

Ky episod i përsëritur ndaj ekipit tonë ka sjell edhe reagimin e ashpër të Malajt.

Ai i ka cilësuar arbitrat bastardë të cilët se kanë problem të hedhin poshtë mundin e një qyteti

Agron Malaj në facebook

Futbolli kategorise pare eshte katandis ne nje turp te madh, cdo gje varet nga albitra kamikaz si Olti Ferati , sot ne ndeshjen Burreli – Dinamo u tregua me se miri qe futbolli ka mare fund, qe albitra te rendomte dhe bastarde kane ne dore fatin , mundin , djeresen e cdo futbollisti , taksat e cdo banori , sponsorizimet e cdo biznesmeni , por dhe mbeshtetjen e cdo sport dashesi. Sot kam kuptuar qe futbolli kategorise pare eshte streha e maskarallikut. Shikoni sesi pas 6 minutave shtese ku dinamo shenoi golin brenda 2 minutave anullohet goli qe beri Burreli ne te njejten situate si Dinamo.

A.V mattv.al