Muri i shembur në rrugën nacionale Burrel – Klos në vendin e quajtur “Malorja e Burrelit”, po rindërtohet nga firma mirëmbajtëse e këtij aksi. Muri në fjalë u shemb gjatë shirave të funddhjetorit të vitit të kaluar, duke sjellë jo pak probleme për drejtuesit e mjeteve. Megjithatë, prej ditësh po punohet për ndërtimin e murit të ri, i cili do të jetë ndryshe nga muri i mëparshëm. Mjetet dhe punëtorët e firmës mirëmbajtëse të rrugës Burrel – Klos janë drejt përfundimit të këtij muri i cili do të eleminojë rrezikun që ju kanosej drejtuesve të mjeteve. Për katër muaj me radhë aty qëndruan tabelat e ngushtimit të karrexhatës, pasi qëndronte rreziku nga gurët e murit i cili ishte i shembur pjesërisht. Burime pranë firmës thanë se ndërtimi i murit pritet të përfundojë shumë shpejt, ndërsa në anën e sipërme do të mbushet me dhee. Që prej asfaltimit të aksit rrugor Burrel – Klos, ky ka qenë problemi më i madh që ka patur firma mirëmbajtëse