Ndërtimi i lotit të fundit të Rrugës së Arbrit që lidh fshatin Herebel me Peshkopinë ka prekur shumë banorë të fshatrave që shtrihen përgjatë 10 kilometrave të saj. Duke qenë se projekti i ri nuk shkon në gjurmën e rrugës ekzistuese, kjo ka bërë që banorët të dëmtohen jo vetëm në tokat bujqësore, por edhe në tokat ku kanë patur ndërtuar vreshta të ndryshme. Një nga këta banorë është edhe Ramadan Mehmeti nga fshati Trepçë. Ai shprehet se nuk është aspak kundër ndërtimit të kësaj rruge, por kërkon që t’i kompensohet dëmi që i është shkaktuar, pasi gjurma e rrugës i ka prekur shumë pronën e tij.

Nga ana tjetër, Meghmeti thotë se tokën e ka me çertifikatë pronësie, po ashtu edhe pemtoren të cilën ja ka dëmtuar traseja e re e rrugës Herebel – Peshkopi.

  Rruga Herebel – Peshkopi, e cila po ndërtohet si finalizim i rrugës së Abrit, ka një fond ndërtimi prej 10 milion euro.