Aktori i njohur shqiptar Guljelm Radoja, “Artist i Merituar”, është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare pasi ishte prekur nga koronavirusi. Prej ditësh, Radoja ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, aty ku ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Lajmi është konfirmuar edhe nga djali i tij Red Radoja, me anë të një postimi në Facebook. “Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël”.
Guljelm Radoja ka lindur në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit. Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës. Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bwllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.