Ndërrohen drejtuesit e komisariateve në Qarkun Dibër 

0
20

Pas emërimit të drejtuesve të Drejtorive Vendore të Policisë, është zhvilluar edhe procesi i përzgjedhjes së drejtuesve të komisariateve.

Këtë të mërkurë është bërë publikimi zyrtarisht i drejtuesve të rinj të komisariateve në të gjithë vendin. Ndërkohë nga komisariati i Policisë Mat largohet Edmond Hala dhe në vend të tij është emëruar kryekomisar Ervis Sancolli.

Nga drejtimi i komisariatit të Policisë  Bulqizë është larguar Arben Sula dhe këtë Komisariat do ta drejtojë kryekomisar Edvin Peçi.

Në komisariatin e Policisë Dibër është emëruar kryekomisar Altin Lila ku zëvendëson në këtë detyrë, Edvin Peçin, i cili ka kaluar drejtues në Bulqizë.

Ndryshimet në policinë e shtetit nisën që me ndryshimin në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, ku pasuan me ndryshimin e drejtuesit të Drejtorisë së Përgjithshme, të drejtorive në qarqe e në fund ndryshimet e drejtuesve të komisariateve. Pritet që ditët në vijim këta të fundit t’i prezantojnë drejtuesit e drejtorive me efektivët në çdo komisariat.