Është zhvilluar këtë të hënë ceremonia për dekorimin e ushtarakut (pa vdekjes) Baftjar Vuka me titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Bashkisë Mat me motivacionin: “Për kontribut të vyer në radhët e forcave të armatosura, për protagonizëm në realizimin e veprimtarive shoqërore edukative, për ruajtjen e pastër të figurës moralo – shoqërore personale e për sjellje të denjë qytetarie si dhe për punë kërkimore shkencore në fushën ushtarake në nivel kombëtar ‘’. Ceremonia e dorëzimit të këtij titulli familjarëve të të ndjerit u zhvillua në ambjentet e këshillit Bashkiak në Bashkinë Mat. Kryetarja e Këshillit të Bashkisë Mat, Elisa Gjasta lexoi vendimin e këshillit që akordoi titullin, mbështetur në propozimin e bërë nga Organizata e LANÇ-it Mat.
Dorëzimin e titullit “Qytetar Nderi” për ish ushtarakun Baftjar Vuka, ja dorëzoi djalit të tij Gentian Vuka, Kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj.
Kryebashkiaku Agron Malaj tha ushtaraku Baftjar Vuka la një kontribut të madh në forcat e armatosura.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të LANC-it Mat, Sefer Duka bëri një rezyme të jetës arsimore e profesionale të ish ushtarakut Baftjar Vuka. Ndërsa këshilltarë, familjarë e të pranishëm të tjerë, vlerësuan veprën e tij.